mediu-parlament
13/09/2017 - 17:10

Mediu thirrje Ramës: Në BE jo përmes dyerve të Serbisë

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu një vëmendje të posaçme i ka kushtuar në fjalën e tij në Kuvend politikës së jashtme dhe është ndalur në integrimin e vendit tonë në BE.

Duke theksuar se anëtarësimi në NATO u mundësua nga qeveria Berisha dhe tashmë si anëtarë ne duhet të orinetojmë këndvështrimet tona në konjukturat e reja të gjeopolitikës botërore dhe ndikimit të tyre në rajon, Mediu ka lëshuar sinjal të qartë drejt qeverisë, kur vjen fjala te integrimi.

“Integrimi Europian ka problemet e veta qoftë edhe në pikpamje rajonale, politika e zgjerimit është tashmë zëvendësuar me politika të ruajtjes së stabilitetit ekonomik dhe politik të vendeve të BE, të cilat përballen sot me sfida ekonomike të sigurisë dhe migracionit. Ne kete situate ne duhet te gjejme qasjen tone dhe jo te akuzojme BE se nuk na kuptojne, apo na paragjykon. Dialogu i Berlinit është i rëndësishëm dhe kërkon një përpjekje të madhe, duke tejkaluar interesat momentale politike dhe ato të pushtetit kushdo qoftë, por duhet të fokusohet në marrëdhënie dhe projekte me interes ekonomik dhe kombëtar”- tha ai.

Sipas Mediut “ne kurrsesi marrëdhënien tonë me BE duhet ta kalojmë nëpërmjet dyerve të tjera që janë jashtë BE dhe veçanërisht Serbisë. Aleatet tanë në Ballkanin Perëndimor, janë Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi, tregu ballkanik pa Kroacinë dhe Slloveninë është i paplotë dhe jo dobiprurës. Padyshim ne nuk jemi aktor gjeo-politik, por kemi qene nje faktor, me ndikim në rajonin tonë dhe çdo marrëdhënie ekonomike apo politike padyshim që duhet të ketë në konsideratë aleancat dhe marrëdhëniet historike, të cilat janë ringjallur fort, të cilat kërkojnë të frenojnë Ballkanin në NATO dhe BE me influencë të fortë ushtarake dhe ekonomike“.

Mediu theksoi më tej se “shqiptarët dhe Ballkani përballë sfidave të reja të sigurisë. Ka një kohë që politika Serbe është bërë shumë aktive shfaqet me nuanca Europiane dhe nga ana ushtarake refuzon NATO-n, por nuk e fsheh bashkëpunimin e hapur me Rusinë duke ndërtuar baza ushtarake Ruse në territorin e saj dhe së fundi blerje të armatimit dhe pajisjeve e mjeteve ushtarake të cilat tejkalojnë qëllimet mbrojtëse. Rusia s`e ka fshehur qëllimin e saj, ajo e ka përcaktuar Ballkanin si backyard të tyre dhe padyshim Serbinë si rojtar të tij. Që në vitin 2006-2007 Rusia ka qenë e ashpër me zgjerimin e NATO-s në Ballkan”.

Siguria kombëtare dhe roli i Rusisë

Siguria kombëtare sipas Mediut është primare, përveç rreziqeve të përmendura nga qeveria, si ndryshimet Klimatike, kërcënimet kibernetike, siguria energjitike, janë shumë më larg rrezikut real që është terrorizmi që është prezent edhe po strukturohet në Ballkan.

“Asgjë mund të mos ndodhë, por dhe shumë mund të ndodhin duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit në Ballkanin e paqëndrueshem. Situata nuk është si disa vite më parë në favor të shqiptarëve, përkundrazi. Ballkani është kthyer në një rajon influencash gjeopolitike. Marrëdhëniet ushtarake të Rusisë me Turqinë për herë të parë në këto vitet e fundit padyshim duhen parë me realizëm prej nesh”, tha ai.
Sipas tij, ideja e Rusisë për të krijuar një “buffer Zone” në Ballkan me Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë, është një skenar tashmë i mirëmenduar për t`ju kundërvënë NATO-s dhe vendeve anëtare të saj.

“Mos të harrojmë ndërhyrjen e hapur të Rusisë në zgjedhjet në Malin e Zi, deri në skenarin e eleminimit fizik të Gjukanovicit. Eshtë i papranueshëm nënshtrimi për interesa pushteti të influencave fetare apo kthimit mbrapsht të historisë sonë kombëtare”- tha Mediu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>