majko-2
18/06/2017 - 9:12

Majko shkruan një letër publike për Presidentin…Meta

Në një postim në profilin e tij në Facebook nën titullin “Shënim për Presidentin… Meta”, Pandeli Majko shprehet i shqetësuar se akuzat dhe paralajmërimet destabilizuese që ai po hedh këto ditë nuk i shërbejnë Shqipërisë.

Sipas Majkos, Meta si politikan i vjetër duhet t’i lerë pasionet e garës dhe si President i zgjedhur duhet të lërë menjanë “bombat” për mosdekretim qeverish dhe armatosjen e popullit

Si rregull, shkruan Majko, Presidenti shprehet për ato që ndodhin dhe jo për të kundërtën. “Ai nuk është as gjykatës dhe as gjykatë. Qëndrimet e tij nuk janë gjykime emocionale, por detyrime kushtetuese”, shkruan ai.

Sipas Majkos, kritikat e një Presidenti të sapozgjedhur për Kryeministrin e vendit të tij duhet të mbeten brenda shtëpisë, mes shqiptarëve, ku Presidenti është një figurë qendrore dhe përfaqëson uniteti kombëtar dhe jo marrëdhëniet me fqinjët.

Për Pandeli Majkon, turi i falenderimeve të Metës përfundoi në tur fyerjesh. Ai bën thirrje që Presidenti i zgjedhur duhet të lërë LSI në fatin e vet politik dhe të përgatitet për “kujdestarinë” e Shqipërisë.

Majko, duke uruar një reflektim nga ana e Metës thotë se gjakftohtësia, megjithëse nuk është shkruar në Kushtetutë, nuk justifikohet me të kundërtën.

One Response to Majko shkruan një letër publike për Presidentin…Meta

  1. kendrevica says:

    O Pandi. Mbete myteber Pandi. Kryemnistri i vendit i ben thirrje policise, qe me kushtetute eshte e depolitizuar, te dale ne fushate per te mbledhur vota per PS. Dhe MYTEBERI Pandi na “sqaron” se kishte te bente me nje thirrje familiare ??!!. a thua se policia eshte pjese e familjes docialhste apo e Rames. Ne vend te justifikimit, duhet ti kerkonte doreheqje kryeministrit te tij. Pastaj le te “keshillonte”, si derdimen” qe eshte edhe presidentin e ardhshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>