collage
20/07/2017 - 16:57

Drejtoresha e re e Hipotekave, bashkëshortja e një tjetër drejtori socialist

Blerina Doracaj, u emërua sot Drejtoresha e Përgjithshme e Hipotekave.

Ky institucion ndër më të rëndësishmit në administratën shtetërore, ka qenë i LSI deri në muajin qershor dhe është drejtuar nga Ilirjan Muho, ndërsa kohët e fundit (mes qershori-mes korriku) nga tekniku i PD-së, Arjan Bylykbashi.

Por kush është drejtoresha e re e Hipotekave?

Blerina Doracaj (Shtylla) është e diplomuar për Drejtësi, një socialiste “24 karat”. Kryetare e forumit të gruas për Tiranën, kandidate për deputete e PS në Tiranë, anëtarë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltare pranë Ministrisë së Inovacionit.

Blerina Doracaj gjithashtu është bashkëshortja e një njeriu publik, Bledar Doracaj, drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile.

Bledar Doracaj është emëruar në këtë detyrë 4 vite më parë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Bledari është gjithashtu jurist me profesion dhe i angazhuar politikisht pranë PS. Aktualisht, anëtar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie, shkruan Syri.net.

Blerina, ndoqi rrugën e bashkëshortit. Ishte e 26 në listën e deputetëve për Tiranën në zgjedhjet e 25 qershorit. Ajo nuk arriti të futet në parlament, por mori një post mjaft të rëndësishëm falë angazhimit politik. Gjithashtu bashkëshorti i saj, Bledari, 4 vite më parë ishte kandidati i PS, i 30 në listën e qarkut të Tiranës, nuk arriti të bëhej deputet, por u emërua drejtor i Gjendjes Civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>