Drejtori-i-ri-i-SHISH-Visho-Ajazi-Lika-faqe-6
12/08/2017 - 11:29

Deputetët e PS thirrje Ramës të largojnë Visho Likën: I ka shërbyer Berishës

Mazhoranca nuk ka ende një emër për kreun e ri të Shërbimit Informativ Shtetëror, për zëvendësimin e Visho Likës. Ligji i ri që po hartohet për shërbimet inteligjente, i cili pritet të miratohet në shtator, duket se do të kushtëzojë largimin e Visho Likës nga kreu i SHISH. Por deputetët socialistë janë të paduruar.

Ligjvënësit socialistë i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të largojë Visho Likën, duke e akuzuar se i ka shërbyer Sali Berishës dhe nuk ka ndihmuar organet e rendit. Deputeti Bujar Çela kritikoi Visho Likën jo vetëm në aspektin se ka mbajtur me informacione Sali Berishën, por edhe për performancën e tij në krye të SHISH. Bujar Çela deklaroi se Visho Lika nuk ka paralajmëruar asnjë ngjarje dhe nuk ka mbajtur me informacione organet e rendit.

Ai thotë se Visho Lika ka informuar vetëm ish-kryeministrin e tij, Visho Lika. “Kreu i SHISH duhet t’i shërbejë kryeministrit, policisë së shtetit, ministrit të Brendshëm për informacione të ndryshme për t’i paraprirë ngjarjeve. Në funksiononin e tij në këto 5 vite, çfarë ngjarje ka paralajmëruar ai që ka ardhur në ndihmë të qeverisë dhe policisë së shtetit? Ai vetëm ka mbajtur gjallë debatin me informacione sipas dëshirës së Berishës. Ai ka qenë kryetar i SHISH të ish-kryeministrit Berisha ose të kryeministrit në hije Berisha jo të kryeministrit aktual Edi Ramës. Por politika e sotme është arti i të pamundurës, se ka mbrojtur dot hapur Berisha por e ka mbrojtur në mënyrë të fshehtë dhe me votë aleati i Berishës, Ilir Meta”, u shpreh Çela.

Socialistët kritikë të ashpër ndaj Visho Likës

Ligjvënësit socialistë e kanë patur gjithmonë në qendër të sulmeve Visho Likën, sidomos pas përgjimeve të bujshme në 2014 dhe faktit se nuk i mbante të informuara organet e rendit. Çdo gjë që ndodhte në Shqipëri, më përpara vihej në dijeni Sali Berisha sesa organet e rendit. Ky është një fakt i padiskutueshëm se Sali Berisha mbahej me informacione nga kreu i SHISH. Në këto kushte, socialistët ngritën një komision për hetimin e punës së SHISH dhe raporti iu dorëzuar kreut të Kuvendit në atë kohë, Ilir Metës.

Por asnjë veprim nuk u ndërmor për largimin e tij nga kreu i SHISH, i cili erdhi në krye të këtij institucioni në mënyrë të beftë në ditët e nxehta të gushtit të 2012, kur të gjithë ishin me pushime. Deputeti Paulin Sterkaj është shprehur se Visho Lika duhet të zëvendësohej që më herët, sepse sekretet e shtetit shqiptar kanë qenë të ekspozuara ndaj shërbimeve jopartnere. Sipas tij, Visho Lika ka qëndruar në detyrë pa certifikatë sigurie duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin. “Sekretet e shtetit shqiptar janë të ekspozuara ndaj shërbimeve jopartnere. Visho Lika deri vonë ka qenë pa certifikatë sigurie dhe në këtë mënyrë ka shkelur ligjin. Pra, në kushte ta pavlefshmërisë. Për mendimin tim, Visho Ajazi Lika duhet të zëvendësohej që më herët”, është shprehur ai./gazeta Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>