Oerd_Bylykbashi25mars_2
13/09/2017 - 10:26

Bylykbashi: Reforma në drejtësi e dështuar, vetingu është një stuhi rëre

Me ngritjen e organeve të vetingut, reforma në drejtësi ka hyrë në shinat e duhura. Por megjithatë vijon ende të mbetet një çështje shumë sensitive deri sa të japë rezultatet e parë.

Edhe pse kanë qenë të shumtë zërat të cilët mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi, po ashtu të shumta janë pritshmëritë për zbatimin sa më të shpejtë të vetingut, nëpërmjet të cilit do të shkatërrohet një herë e për gjithmonë sistemi i korruptuar i drejtësisë dhe jo vetëm. Mirëpo një deklaratë e deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka rikthyer edhe njëherë debatin sa i takon kësaj reforme, aq shumë të mirëpritur nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët.

Kështu, nga foltorja e Kuvendit, Bylykbashi shprehet pesimist teksa deklaroi se reforma në drejtësi është e dështuar, ndërsa theksoi se vetingu do të kalojë si ajo stuhia e rërës, duke vrarë kuajt e këputur, dhe jo ustallarët të cilët do mbeten në sistem sepse do të bëjnë pazar me Edi Ramën. Sipas tij, drejtësia në Shqipëri është filtër i bllokuar dhe i qelbur nga llumi i administratës së korruptuar. “Një sistem drejtësie duhej t’i kishte themelet në tabanin solid të konsensusit politik kombëtar. Në fakt sot i ka në mosmarrëveshje.

Kjo nuk e shpëton dot një reformë që boshtin e saj e ka të deformuar. Keni ngritur një sistem drejtësie sui generis që nuk egziston askund tjetër, i fragmentuar e që shpejt do të hyjë në konflikt të brendshëm. Vettingu do të kalojë si ajo stuhia e rërës, do të vrasë kuajt e këputur, por ustallarët do mbeten në sistem sepse do të bëjnë pazar me Edi Ramën. Ne fund të stuhisë së vetting-ut, gërmadha e sistemit të fragmentuar alla-shqiptarçe do mbetet këtu. Ja ku jemi, ka një vit dhe sistemi nuk po nis dot nga funksionimi.Harrohet që drejtësia është filtri i fundit për llumin e keqqeverisjes dhe padrejtësive që prodhon administrata e korruptuar dhe e paaftë.

Drejtësia jonë është filtër i bllokuar dhe i qelbur nga ky llum i administratës. Po nuk kuptuam këtë, kjo reformë drejtësie është e dështuar”, nënvizoi ai. Sipas Bylykbashit, ndryshimet kushtetuese kanë zhbalancuar rëndë arkitekturën e sistemit kushtetues “check and balance”. “Ndryshimet kushtetuese kanë zhbalancuar rëndë arkitekturën e sistemit kushtetues “check and balance”. Shteti demokratik egziston në sajë të këtyre balancave e kontrolleve të pushteteve. Prishja tyre çon në autokraci të Kryeministrit. E vetmja kurë është rishikimi i arkitekturës kushtetuese të shtetit me një reformë kushtetuese që ta projektojë Shqipërinë për dhjetëvjeçarët e ardhshëm”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>