berisha33333
22/08/2017 - 7:27

Berisha: Shpërthejnë ujërat e zeza në Tiranë, fajin e ka Lali Eri dhe firma e lidhur me të (video)

Shpërthimi i ujërave të zeza në Tiranë, është kthyer në një problem shumë shqetësues për qytetarët e Tiranës. Lidhur me këtë çështje, qytetarët akuzojnë firmën, e cila sipas tyre është e lidhur me kreun e bashkisë Erion Veliaj.

Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka bërë publike videon e dërguar nga qytetarët e Tiranës.

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha thotë se firma që ka shkaktuar daljen e ujërave të zeza është e lidhur me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Postimi i ish-kryeministrit:

Qytetari dixhital denoncon:

Shpërthimin e ujërave të zeza në mes të Tiranes nga një firme e lidhur me Lal lekun!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb

“Pershendetje zBerisha po te dergoj kte video ne mes te tiranes ku nje firm private ne bashepunim me lali lekun kane prishur kanalizimin e ujrave te zeza dhe anje nuk po mundohet ti rregulloj dhe kjo gje po ndodh qe 4 Dit ujrat e zeza kan pushtuar rrugen dhe ngjitur me ministrin e drejtesis ish shkolla e bashkuar po ndodh ky turp per kte qeveri dhe kte bashki.Faleminderit rrespekte per ty.anonim”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>