auto_basha_ecjhe_11497785298
18/06/2017 - 13:48

Basha thyen rekord, nga ora 9 deri në 13 fushatë në këmbë dhe derë më derë

Lulzim Basha e nisi ditën në orën 9 të mëngjesit në Kamëz, vazhdoi takimet në Laprakë, Paskuqan dhe e mbylli në orën 13.00 në njësinë 4. Plani im ekonomik do rikthejë lekun në qarkullim

Lulzim Basha ka thyer sot një rekord në ecjen dhe takimet me njerëz në Tiranë. Basha e ka nisur ecjen herët në Kamëz në orën 9 të mëngjesit, pastaj ka vijuar në Laprakë, më tej në Paskuqan për ta mbyllur në njësinë 4, rreth orës 13.

Në rreth 3 orë ecje aktive, besohet se janë përshkuar rreth 15 kilometra, duke pasur parasysh edhe hapin e shpejtë të zotit Basha.

Stafi që shoqëron z.Basha bën të ditur se të paktën 3 orë e 20 minuta kanë qënë lëvizje pa ndalim.

Ndalesat kanë qenë po ashtu të shpeshta, pasi gjatë këtyre ecjeve Basha ka përshëndetur, ka shtrënguar duart dhe u ka shpjeguar planin e tij ekonomik qindra personave sot.

Basha u ka bërë të ditur njerëzve sot se plani i tij ekonomik do rrisë konsumin, do kthejë lekun në qarkullim. Po ashtu, Basha u ka demonstruar tregtarëve të vegjël pullën fiskale që do të mbajë larg tatimorët abuzivë dhe hajdutët e tjerë të shtetit që vendosin gjoba.

Biznesi i vogël do të paguajë vetëm 1.5 për qind të xhiros vjetore, dhe asnjë detyrim tjetër, asnjë tarifë tjetër.

Lulzim Basha do të vazhdojë edhe pasdite me ecjet dhe takimet me njerëzit në Pogradec dhe Devoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>