51a9e7a67bd85
01/06/2013 - 17:26

Basha shkëmben batuta me Lindita Nikollën

Ndërsa inspektoi punimet për rikonstruksionin e rrugës “Ibrahim Brahja” në njësinë 3 në Tiranë, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha nuk ka nguruar të vizitojë një nga qendrat elektorale të PS-së, ku kandidon zonja Lindita Nikolli. Kryetari i Bashkisë bëhet i pari personalitet i PD-së që “thyen akullin” e fushatës së nxehtë zgjedhore. Vizita e Bashës është pritur me habi nga mbështetësit socialistë. Basha dhe Nikolli në dalje të zyrës elektorale, kanë shkëmbyer batuta dhe urime. Basha: Të çova të fala. Nikolli: Do fitojmë, do fitojmë. Basha: Do fitojnë qytetarët. Nikolli: Po sigurisht qytetarët. Lulzim Basha sulmoi paraardhësit e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, duke u shprehur se koha e asfalteve elektorale ka marrë fund. Kryebashkiaku i shoqëruar edhe nga banorë të zonës ka preferuar të shëtisë në këmbë në një pjesë të bllokut “Qemal Stafa”, që do t’i nënshtrohet rikualifikimit të plotë urban.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>