Basha_5
13/09/2017 - 7:45

Basha rifiton dy “deputetët” e humbur

Basha ia doli mbanë të përmbledhë Grupin e tij Parlamentar pas incidentit të ndodhur tre ditë më parë gjatë votimit të Gramoz Ruçit në postin e Kryetarit të Kuvendit, ku dy deputetë të tij votuan pro, në kundërshtim me vendimin e Grupit.

Gjatë ditës së sotme deputetët demokratë votuan në Grup kundër programit qeverisë. Rama mori 78 vota pro dhe jo 80, duke vërtetuar kështu se Basha rifitoi dy deputetët e humbur.

Në përfundim të seancës së sotme Basha ka replikuar pas fjalimit përmbyllës të Ramës duke theksuar se Rama nuk ka paraqitur asnjë program qeverisës por një paçavure.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>