rudina
12/09/2017 - 21:20

19 vite pas vrasjes së Azem Hajdarit vajza e tij mban fjalim si deputete në Kuvend

19 vjet pas vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdarit, sot në Kuvendin e Shqipërisë ka folur për herë të parë si deputete vajza e tij, Rudina Hajdari.

Në fjalën e saj Rudina e ka quajtur nder dhe privilegj praninë e saj në Kuvend duke theksuar se mos respektimi i këtij institucioni është mosrespektim i atyre që nuk janë sot.

Ndërsa është ndalur edhe tek programi i qeverisë dhe prezantimi i ministrave, duke e quajtur gabim fatal shkrirjen e Ministrisë së Integrimit.

“Shkrirja e Ministrisë së Integrimit për mua është gabim fatal. Do i shërbente anëtarësimit në BE. Ju e dini se negociatat e Kroacisë zgjatën plot 9 vjet. Ministria e Integrimit do të lehtësonte dhe shkurtonte këtë proces. Të flasësh në këtë podium është privilegj. Shqipëria ka paguar një çmim të rëndë për demokracinë. Mosrespektimi i këtij Kuvendi mosrespektim për ata që nuk janë sot. Detyra jonë është të ndërtojmë plane mbi parime të besueshme e afatgjatë… Jam e nderuar që flas sot para jush si bija e Azem Hajdarit”, tha deputetja e PD, Rudina Hajdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>