Astrit-Patozi
05/06/2017 - 17:42

PD, ‘e dënuara’ e përhershme për të fituar – Nga Astrit Patozi

Nga Astrit Patozi

Ka një shqetësim jo të vogël tek njerëzit që janë mësuar prej 26 vjetësh me shenjat e forta dalluese të Partisë Demokratike, të cilat nuk po i gjejnë kësaj radhe në fushatë. Dikush ma tha se ishte çuditur shumë dje kur kishte hasur nëpër rrugët e Gjirokastrës të rinj të veshur me bluza blu që shkruanin “Rilindje” dhe të tjerë kuqebardhë me stampën e “Republikës së Re” në gjoks. Natyrisht, që nuk më ha fare meraku për “balilat” e Edi Ramës, që për të ardhur deri këtu kanë përshkuar një rrugë të gjatë, mbushur plot me eksperimente dhe të papritura, në ndjekje të shijeve të udhëheqësit.

Por edhe për sa na takon, mendoj se nuk ka vend për habi, dhe aq më pak për dekurajim. Sepse Partia Demokratike nuk është një ndërtesë apo disa seli, nuk është një flamur dhe as një logo, e aq më pak një fanellë e ngjyrosur, edhe pse të gjitha këto kanë vlerën dhe rëndësinë e tyre. Ajo nuk është një njeri, as një grup i vogël individësh, dhe kurrsesi një polifoto apo libër llogarie. Partia Demokratike është shumë më tepër se kaq.

Partia Demokratike është mbi të gjitha frymë dhe shpirt, është shpresë dhe motivim, është krenari dhe përgjegjësi, është devocion dhe përkushtim. Partia Demokratike është historia dhe e ardhmja e gati gjysmës së shqiptarëve, por edhe arsyeja e ekzistencës së pushtetit dhe opozitës për më shumë se çerek shekulli në këtë vend.

Partia Demokratike është krijuar për të udhëhequr, që nga dita e themelimit të vet, e derisa të jetojë, ndaj asaj i konsiderohet humbje vendi i dytë. Dhe kjo vlen, jo vetëm për 25 qershorin, por për të gjitha zgjedhjet në Shqipëri, sa herë ato të mbahen. është bekimi dhe mallkimi, që shoqëron gjithmonë ata që janë “dënuar” për të qenë fitues.

Ndaj nuk ka vend fare për pezmatim. Demokratët dhe votuesit e së djathtës duhet të ndjehen të qetë sot. Askush nuk e ndryshon dot fatin dhe destinin e Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>