Jorida-Tabaku-
09/08/2017 - 7:38

Jorida Tabaku: A mund të luftohet droga kur trafikantët dhe shteti janë një

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar rastin e përgjimit të grupit të drogës në Vlorë, ku ndër të tjera rezulton se trafikantët merrnin siguri për kultivimin e drogës nga punonjës police të zonës, kundrejt fitimit.

Përmes një statusi në Facebook, Tabaku thekson se pas publikimit të këtyre përgjimeve, shteti duhet të ishte në këmbë dhe kryeministri duhet të reagonte i pari.

Sipas saj Rama me heshtjen e tij ka pranuar se shteti është bërë një me trafikantët.

Ja postimi i Tabakut:

A mund të luftohet droga kur trafikanët dhe shteti janë një?

Këto ditë të nxehta vere përpos traditës së kryeministrit për të paguar shkrime në prestigjiozet ndërkombëtare që flasin për një qeveri të suksesshme dhe një Shqipëri që po lulëzon, më ra në sy edhe përgjimi i një trafikanti i cili siguronte kolegun keqbërës se kishte paguar shumën e majme tek një person tepër i rëndësishëm për të vazhduar punën të pa shqetësuar. Prita një reagim të kryeministrit i cili jo më larg se disa ditë më parë u zotua për betejë ndaj drogës. Aq më tepër që përgjatë këtyre katër viteve raportet ndërkombëtare nga Departamenti i Shtetit Amerikan por edhe Europol janë: Shqipëria është portë hyrëse për heroinën, Shqipëria hambar i kanabis, Shqipëria furnizon Europën.

Heshtja është pohim, shpreheshin dikur romakët. Heshtja e kryeministrit dhe mos reagimi i tij është pranimi i asaj akuze që opozita ka katër vjet që ia përplas në fytyrë atij, asaj akuze që përsërisin partneret ndërkombëtarë e asaj akuze që duket qartë në sasinë e trafikuar dhe kapur në vendet fqinje. Ai që flet për çdo gjë, por jo për ato që kanë rëndësi sot hesht. Është e kuptueshme edhe heshtja e tij edhe kur euro ka rënë në nivele marramendëse tërësisht në kundërshti me trendin e saj, vetëm si pasojë e trafikimit të drogës dhe futjes së euros prej tregtisë së paligjshme.

Por sado të regjur jemi nga heshtja e kryeministrit mbi këtë temë, kur dëgjon “Një ton ia japim shtetit dhe të tjerat i kemi për vete” pret një ngritje në këmbë të një shteti dhe një qeverie për të zbuluar bashkëfajtorin në këtë krim. Por, në të kundërt heshtja është vulosja e radhës se kjo është një qeveri karteli. Bashkëpunëtore deri në fajësim të këtij krimi që ka kapluar vendin duke i shndërruar shqiptarët në eksportues të hashashit dhe jo vetëm. Dhe nëse mund të perifrazoj një shprehje të Ayn Rand “Nëse qeveria nuk arrin të të mbrojë më prej të korruptuarve, por mbron të korruptuarit prej teje, atëherë dije se je një komb i humbur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>