screenshot-12_1493931888-940537
05/05/2017 - 15:22

Të shtëna me armë në lokalin e shqiptarëve në Athinë

Athina është trondtitur këtë mbrëmje nga një seri të shtënash me armë që kanë ardhur nga një lokal në pronësi të disa shqiptarëve.
Gjithçka ka nisur rreth orës 22:00 ku pas një shërri në dukje banal mes disa klientëve shqiptarë të dehur, njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar rreth 9 herë në drejtim të vetratës së lokalit.

Për fat të mirë plumbat nuk kanë kapur asnjë person. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sepolion 5” në një lolak në pronësi të disa emigrantëve nga Lushnja. Pikërisht në të njëjtin lokal, 3 vite më parë, është ekzetutuar një 35 vjeçar nga Berati.

Policia ka nisur hetimet dhe po shikon mundësinë nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra- tjerën. Nga ana tjetër, autori që ka qëlluar në drejtim të atyre me të cilët ishte në konflikt, nuk është gjetur ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>