dhelpra
11/10/2013 - 12:47

“Dhelpra dhe rrushtë”, premierë për fëmijët në Teatrin e Metropolit

Fabula e njohur, “Dhelpra dhe rrushtë”, e përshtatur nga regjisorja Armela Demaj, vjen për publikun e vogël, në një tjetër zhanër teatror, kabare shou. “Dhelpra dhë rrushtë” është një shfaqje për fëmijë, e sjell nëpërmjet muzikës, ku pjesa më e madhe përshkohet nga muzika dhe koreografia, gjë e cila e bën më argëtuese për fëmijët. Është stilizuar disi duke ndërthurur në fabul edhe personazhe të tjerë kafshësh, dhe me anë të kësaj thyhet kulti “bashkimi bën fuqinë.

Dhelpra, personazhi kryesor i veprës, luhet nga aktori Genti Deçka, një dhelpër jo e zakonshme, franceze me shije të hollë estetike, e cila për të arritur të kap bistakun e rrushit përdor teknika nga më të ndryshmet, teknike dhe matematike, gjë e cila edhe pse pas shumë peripecive, qëllimi ngelet i paplotësuar.

Pjesë të shfaqjes janë dhe kafshë të tjera të pyllit, si ariu, i cili luhet nga Rudi Kocibelli, urithi, që luhet nga Llukan Xhagjika apo miushja që interpretohet nga Brunilda Borova. Por edhe rrushi, nuk mbetet thjeshtë një simbol skenografik. Ai është një personazh më vete, që flet, ashtu sikurse dhe narratori i shfaqjes.

“Është e nevojshme që shfaqja të ketë narrator, të shpjegojë ndodhitë, lëvizjet, këngët… Teatri ynë, frekuentohet nga grupmosha të vogla, duke nisur edhe nga një e dy vjeç. Ndonëse fabula “Dhelpra dhe rrushtë është shumë e njohur përsëri për këtë grumoshë, shpjegimi i një narratori vlen shumë”, thotë regjisorja Demaj.

Shfaqja do të jepet në datën 12 dhe 13 tetor, në sallën “Shekspir” të Teatrit të Metropolit, ora 11:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>