skenekrimi2
20/08/2017 - 12:40

Vrasje e vetëvrasje në Tiranë, identifikohen viktimat

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kamzën paraditen e sotme, pasi burri ka vrarë gruan me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar mbi veten pas një debati në familje.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e njohur si Frutikulturë. Ndërsa pas njoftimit nga banorët e zonës, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku burrë dhe grua janë gjetur pa jetë.

Halil Lita ka qëlluar me armë zjarri automatike bashkëshorten e tij Dije Litën dhe më pas ka qëlluar veten.

Ngjarja tragjike ka ardhur pas një sherri në familje, ndërsa në banesë në momentin e rëndë ndodhej vetëm çifti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>