fildeze_1504183478-1256877
31/08/2017 - 14:51

Vrasja e gjykatëses në mes të Tiranës, pritet mbledhja urgjente e KLD-së

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku 53-vjeçari Fadil Kasemi ka qëlluar me armë zjarri ish-gruan e tij në zonën e njohur si ‘Xhamlliku’ në kryeqytet.

Viktima është Fides Hafizi, e cila është qëlluar me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Hafizi ishte gjykatës në Shkodër, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku është bërë e mundur edhe arrestimi i autorit.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, janë vënë në dijeni Presidenti i Republikës Ilir Meta, si dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ku kjo e fundit pritet të zhvillojë një mbledhje urgjente./Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>