banka-1_2017_06_15_15
31/07/2017 - 13:13

Vjedhja e thesarit, arrestohet ish-punonjësi i BSH-së duke kaluar kufirin

Dy vjet pasi ishte dënuar në mungesë me burg për shpërdorim të detyrës, ka rënë në pranga nga policia, ish-punonjësi i thesarit në Bankën e Shqipërisë i përfshirë në vjedhjen më të bujshme të korrikut 2014.

Emiljano Lamçe 35 vjeç, u arrestua nga Shërbimet e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Tiranës më 27 Maj 2015 (lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë më datë 22 shtator 2016 e ka dënuar Lamçen, me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Dy punonjës të bankës, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia u dënuan për vjedhjen e 713 milione lëkeve nga Thesari i shtetit, në kasafortën e Bankës së Shqipërisë, në atë që njihet si reparti X në Linzë të Tiranës

2 Responses to Vjedhja e thesarit, arrestohet ish-punonjësi i BSH-së duke kaluar kufirin

  1. Noizy says:

    Personi ne fjale ishte futur gabimisht ne sistemin TIMMS pasi nuk ka qene kurre ne kerkim dhe para 3 muajsh ka marre vendim oerfundimtar nga gjykata e larte per lirim me kusht duke hedhur poshte vendimin e apelit

  2. Llazi says:

    U lirua sot per shkak te paaftesise se institucioneve tona per te komunikuar me njera tjetren duke nxjerre urdher ndalimi pa marre vendimin prej tre muajsh te gjykates se larte. Si dhe u cilesua padrejtesisht ne arrati prej tre vjetesh kur ne fakt ska qene kurre i tille por ka levizur lirisht dhe jashte vendit. Media leshi te cilat botojne cdo gje qe iu serviret nga institucionet e shtetit pa kryer kurrefare pune kerkimore gazetareske

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>