34569034
22/08/2017 - 9:48

Shoqërohen në polici 20 persona për vrasjen në Ksamil, asnjë i dyshuar

Policia e Sarandës ka shoqëruar rreth 20 persona në komisarit për të bërë të mundur identifikimin e autorëve që ekzekutuan me armë zjarri Vangjel Çikon në Ksamil dy ditë më parë. Mësohet se janë shoqëruar në polici disa banorë të zonës dhe pjesëtare të familjes së Çikos, pasi këta të fundit janë dëshmitarët e vetëm të vrasjes së ndodhur te shtunën në mbrëmje në Ksamil. Në dëshmitë e tyre, fqinjët dhe të shoqëruarit kanë deklaruar në komisariat se kanë dëgjuar të shtëna dhe më pas kanë gjetur trupin e Çikos pa jetë në veturën që ndodhej në oborrin e banesës, por nuk mundën të dallojnë dot atentatorin për shkak edhe të errësirës.

Atentati ndodhi mbrëmjes e së shtunës rreth orës 23:50 në lagjen “Baxho”. Sipas burimeve të policisë Vangjel Çiko është gjendur i vrarë brenda automjetit tip “Mercedes-Benz”, në oborrin e banesës së tij. Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes disa gëzhoja si dhe mjetin ku u vra 50-vjeçari Çiko. Ky i fundit është babai i Dhimitër Çikos, i arrestuar si një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, më 24 shator të vitit 2016 në fshatin Shëndëlli.

Mësohet se policia po punon për shoqërimin dhe marrjen e deklarimeve të të afërmve të Aleksandër Bardhit, i vrarë një vit më parë duke konfirmuar pistën e hakmarrjes. Kjo pasi djali i viktimës, i riu Dhimitër Çiko është i arrestuar si një nga autorët e vrasjes bashkë me Amarildo Lamen dhe Albi Xhezairin. Edhe për këtë të fundit që konsiderohej në arrati është mësuar vendndodhja. Xhezairi është arrestuar pak muaj më parë, nga policia greke, për akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe ndodhet në një prej burgjeve te shtetit fqinj. Ai pritet të vijojë të qëndrojë në burg në këtë vend, deri në momentin kur të ekstradohet drejt Shqipërisë, ku duhet të përballet me akuzat për vrasjen e Aleksandër Bardhit në shtator të 2016-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>