polici-curri
22/08/2017 - 16:55

Sherr dhe ofendime ndaj gazetarit, pezullohet nga detyra polici, ‘nip’ i Haki Çakos

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka pezulluar nga detyra efektivin Emiljano Vasha.

Polici i komisariatit nr.4 është pezulluar pasi me herët ka bërë sherr me gazetarin e showbiz-it Olti Curri.

Policia e Shtetit e ka konfirmuar për pezullimin e efektivit Emiljano Vasha nga Drejtori Haki Çako.

Arsyeja e pezullimit lidhet me fjalorin e përdorur nga polici i komisariatit nr.4. Policia e Shtetit thotë se Emiliano Vasha nuk ka asnjë lidhje me drejtorin e policisë Haki Çako.

Por siç edhe shkruan vetë gazetari Olti Curri, Vasha e paraqiste veten si nipi i Haki Çakos, por burime nga policia e kanë mohuar këtë gjë, duke thënë se nuk është e vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>