Policia-shqiptare_0
11/08/2017 - 15:05

Rrahën me shufra hekuri 21-vjeçarin pas sherrit për pronën, në pranga babë e bir

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Valias i Ri, në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur rëndë pas sherrit për pronën.

Sipas policisë së Tiranës, dy persona Hasan Sh. e Dashamir Sh., 59 e 34 vjeç, banues në Valias të Ri, kanë goditur me mjete të forta (shufra hekuri) në kokë dhe në trup, 21-vjeçarin me inicialet N.Ll.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30, në lagjen Valias i Ri, janë konfliktuar për motive pronësie.

Uniformat blu kanë arrestuar dy autorët, ndërsa 21-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>