auto_Screenshot_81505301839
13/09/2017 - 18:35

Pronarit të inceneratorit i thyen nofullën gjatë protestës, policia heton autorin

Vetëm pas 5 ditësh që banorët e Shijakut dolën në protestë kundër funksionimit të inceneratorit në qytet dhe njëri prej tyre dhunoi pronarin e saj, policia bën me dije se ka nisur procedimin ndaj autorit që plagosi Arlind Lalën.

Policia e Durrësit nuk kishte njoftuar më parë se nga kjo ngjarje kishte mbetur i lënduar biznesmeni 33-vjeçar, ndaj të cilit nisi protesta. Ky fakt u bë me dije ditën e djeshme për “DurrësLajm” nga babai i 33-vjeçarit, Musa Lala, pasi u prononcua në lidhje me shpërthimin me eksploziv në klinikën e tyre dentare.

Musa Lala tha se i biri kishte pësuar frakturë në nofull ditë më parë kur nisi zanafilla e konfliktit të tij me një pjesë të banorëve të Shijakut. Madje ai ka qenë i shtruar ende në spital në momentin kur ndodhi shpërthimi me eksploziv në klinikën ku ai punon me të shoqen, në lagjen “Petrit Llaftiu” në qytetin e Shijakut.

“Banorët e Shijakut i organizoi bashkia për protestë – tha Lala – dhe ne nuk dinim gjë fare. Djali shkoi atje për të sqaruar banorët, por ata e qëlluan dhe djali përfundoi prej asaj dite në spitalin e Durrësit me frakturë në nofull”.
Ndërsa sot në komunikatën e Policisë së Shtetit, thuhet se janë referuar materialet në Prokurori ndaj autorit që akuzohet se e ka plagosur me mjete të forta Arlind Lalën. Bëhet fjalë për shtetasin E. K. 39 vjeç, banues në Shijak.

“Komisariati i Policisë Shijak

Në vijim të komunikatës më datë 06.09.2017, më datë 11.09.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E. K. 39 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka plagosur lehtë me mjete të forta, shtetasin A.L, vjeç 33, banues në Shijak. Neni 89 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa për shpërthimin me eksploziv, ngjarja dhe identiteti i autorëve nuk janë zbardhur ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>