damaging-prostitution
20/05/2017 - 10:34

Policia zbulon një shtëpi publike në Sarandë. Arrestohen 4 persona duke bërë orgji

Goditet një rast i ushtrimit të prostitucionit në Sarandë.

Finalizohet operacioni i koduar “LADIES”, ku si rezultat kapen në flagrancë 4 persona.

Arrestohen shtetasit:

B.M., 27 vjeç, banues në Tiranë.

G.B., 32 vjeç, banues në Tiranë.

A.I., 37 vjeçe, banuese në Sarandë (ushtronte prostitucion).

D.B., 25 vjeçe, banuese në Berat (ushtronte prostitucion).

Seksioni për trafiqet dhe narkotikët, në kuadër të një hetimi prej disa muajsh nëpërmjet metodave speciale, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, si rezultat i të cilit:

Më datë 19.05.2017, rreth orës 15:20, në lagjen nr.1 Sarandë, janë kapur në flagrancë nga policia 4 shtetasit e mësipërm, duke ushtruar prostitucion në një banesë të përshtatur posaçërisht për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Nga hetimet e kryera, dy shtetaset femra dyshohet se e ushtronin veprën penale të prostitucionit kundrejt pagesës 3000 lekë të rinj.

Vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Ushtrimi i Prostitucionit”, neni 113 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>