20161013_191301_12101638-5_5yCXKV3-730x480
12/08/2017 - 10:32

Policia zbardh detajet e aksidentit: Deputeti Rakipi nuk ishte i alkoolizuar, viktima i preu rrugën

Pas dorëzimit në Komisariatin nr.2 të Tiranës të deputetit Aqif Rakipi për aksidentin me vdekje që shkaktoi në autostradën Tiranë – Durrës, dalin detaje të reja.

Mësohet se viktima S.S. 53 vjeç sapo kishte zbritur nga një furgon kur i preu rrugën befasisht makinës që drejtohej nga deputeti Rakipi.

Nga ana tjetër, Policia që ka nisur hetimin deklaroi se Rakipi nuk rezultonte të kishte pirë alkool. Aksidenti ndodhi në orën 4:41 minuta, ndërkohë që Rakipi në 4:51 minuta ishte dorëzuar vetë në Komisariatin nr.2 me gjithë makinën e tij të dëmtuar nga përplasja në pjesën e përparme ku ka deklaruar qartë se kishte përplasur një person në autostradë dhe po dorëzohej.

NJOFTIMI I POLICISE SE SHTETIT

Rreth orës 04:41, jemi njoftuar se në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, konkretisht përballë me Tregun ushqimor ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacionin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51 minuta, Komisariati i Policise nr.2 ka njoftuar që në këtë Komisariat është paraqitur shtetasi A. R., me automjetin e tij, tip Mercedes (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij) i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorëzohej në Komisariat.

Ndërkohë është formuar grupi hetimor dhe është kërkuar ndërhyrja e Prokurorit të gatshëm, por nuk u mundësua lidhja nëpërmjet celularit, të cilin e kishte të fikur.

Në keto kushte u kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qellim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertesh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e kembesorit S.S., rreth 53 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>