auto_kanabis1479386265
19/08/2017 - 10:28

Policia kontroll në Skrapar, asgjëson 542 rrënjë kanabis; ndalohet kryeplaku i fshatit

Në fshatin Gurazezë të Skraparit, në pyllin e Gjonbashit, në toka të hapura rishtas u gjetën të kultivuara 542 rrënjë kanabis sativa.

Policia bën me dije se bimët ishin të kultivuara nga 1 deri në 3 bimë në një gropë dhe varionin nga 15 deri në 45 centimetra lartësi. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Seksioni për krimet ka bërë ndalimin e shtetasit Sefer A., 64 vjeç, banues në fshatin Gurazezë, me detyrë kryeplak i fshatit, për moskallzim krimi.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>