aksidenti-1
14/08/2017 - 10:48

Polici kthehej nga turni i tretë, humb jetën në aksident rrugor

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku humbi jetën drejtuesi i automjetit, Lek Nikolli, 50 vjeç.

Mësohet se 50-vjeçari ishte efektiv policie dhe udhëtonte i vetëm në makinën tip “Benz”, në momentin që mjeti ka dalë nga rruga.

Sipas hetimeve paraprake rezulton se viktima ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra. Kanë qenë kalimtarë të rastësishëm ata që kanë parë aksidentin dhe kanë njoftuar policinë.

Efektivët e policisë pasi mbërritën në vendin e ngjarjes, nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ndërkohë, paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia dhe përgjumja e drejtuesit të makinës që udhëtonte pas përfundimit të turnit të tretë në punë si polic kufitar në Shëngjin drejt Shkodrës ku edhe banonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>