karburant
13/09/2017 - 9:15

Po vidhnin naftë në firmën e ndërtimit në Mullet, kapen në flagrancë 3 krutanë

Tre të rinj nga 26 deri 28 vjeç janë arrestuar nga Policia e Tiranës në momentin kur ata po zbraznin serbatorin e një ekskavatori të një firme ndërtimi në Mullet.

Komisariati nr.1 zhvilloi operacionin e koduar “Mulleti” për të zbuluar vjedhësit dhe i arrestoi ata. Në pranga ranë: Fatos Hasa, 27 vjeç, banues në fshatin Thumanë dhe Roland Puleci, 26 vjeç dhe Sul Lami, 28 vjeç, të dy banues në Fushë – Krujë.

Policia u sekuestroi dyve prej tyre, dy automjetet: u sekuestrua “Mercedez Benz” në pronësi të shtetasit Sul Hasa dhe automjeti “Fiat Punto” në pronësi të shtetasit Fatos Hasa; pompa elektrike së bashku me zorrën, e cila shërbente për vjedhjen e naftës nga serbatori i mjeteve dhe 8 bidona me 30 litra në bagazhin e automjetit të sekuestruar)

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të arrestuar, është gjendur dhe sekuestruan 120 litra naftë e futur në 4 bidona.

Gjithashtu nga puna hetimore e kryer është dokumentuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 10.09.2017, ku në kantierin e ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan janë vjedhur 180 litra naftë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/ 2 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>