auto_dritan_demiraj1498559648
18/08/2017 - 10:17

Përfshirja në fushatën zgjedhore, Demiraj publikon 32 emra shefash dhe policësh

Ministri i Brendshëm tekinik Dritan Demiraj në Raportin Përfundimtar të dorëzuar nga zv/kryeministrja teknike, rezulton se janë referuar 32 (tridhjet e dy) punonjës të policisë të përfshirë në fushatë elektorale, duke shpërdoruar autoritetin policor. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka mohuar raste te përfshirjes së policisë në mbështetje të subjekteve elektorale.

Pjesë nga raporti

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në përgjigje të kërkesës së
Zëvendëskryeministrit ka dërguar zyrtarisht informacion shkresor në datën
19.06.2017 ku sqarohet se deri në atë moment strukturat e Policisë së Shtetit nuk
disponojnë asnjë informacion për përfshirje të ndonjë punonjësi policie në procesin
zgjedhor apo bashkëpunimi me elementë kriminalë.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ka konstatuar një numër të shumtë
rastesh ku punonjësit e policisë së shtetit janë përfshirë në mbështetje të subjekteve
elektorale.

Ministri i punëve të Brendshme në mbledhjen e datës 25.06.2017 të Task Forcës
referoi raste konkrete të denoncimeve për përfshirje të punonjësve të policisë
në mbështetje të subjekteve të caktuara politike.

Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme këto raste të identifikuara ishin 29 (njëzetenëntë). Personat që denoncohen janë punonjës policie të të gjitha niveleve.

Ndërsa, sipas informacionit të sjellë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Raportin Përfundimtar, rezulton se janë referuar 32 (tridhjet e dy) punonjës të policisë të
përfshirë në fushatë elektorale, duke shpërdoruar autoritetin policor në rastet si më
poshtë:

1. Roni Shqopa, Drejtor i Konvaleshencës në MPB, në bashkëpunim me
Vangjush Dakon, Kryetar i Bashkisë Durrës, ka vepruar në zonat Spille
dhe Plazh.

2. Oficeri i policisë Fatmir Davidhi, me detyrë Shefi i Stacionit të Policisë
në Rroskovec, është përfshirë në fushatë duke shpërndar lekë së bashku
me kandidatin e PS-së Anduen Xhindi.

3. Oficeri i policisë Alfred Velçani, efektiv i Drejtorisë Vendore të
Policisë Berat, është përfshirë në mënyrë të paligjshme në procesin
zgjedhor duke qënë prezentë në QV 2911 Rrapëz Sektor, në Njësinë
Administrative Kolonjë të Lushnjës, ndërkohë që ky oficer policie
ditën e zgjedhjeve sipas shërbimit zyrtar duhet të ishte me shërbim në
Tepelenë. Është rast i dokumentuar edhe me fotografi.

4. Oficeri i Policisë, Astrit Jella punonjës pranë Drejtorisë së
Përgjithshme të Policisë, i përfshirë në fushatë duke shpërdoruar
autoritetin policor.

5. Specialisti i SH.Ç.B.A në Durrës, Fatos Hasani, i përfshirë në fushatë
ka shpërdorur autoritetin policor.

6. Specialist i SH.Ç.B.A në Shkodër, Arben Dekovi i përfshirë në fushatë
ka shpërdorur autoritetin policor.

7. Shefi Komisariatit të Peshkopisë Admir Trupja, i përfshirë në fushatë
ka shpërdorur autoritetin policor.

8. Shefi i Komisariatit të Pukës, Pal Marku, i përfshirë në fushatë ka
shpërdorur autoritetin policor.

9. Shefi Komisariatit Gramsh, Alfred Maksuti, i përfshirë në fushatë ka
shpërdorur autoritetin policor.

10. Oficeri i Policisë në Drejtorinë Vendore Korçë, Alfred Dumani, i
përfshirë në fushatë ka shpërdorur autoritetin policor

11. Shefi Komisariatit Maliq, Gentian Diko, i përfshirë në fushatë ka
shpërdorur autoritetin policor.

12. Shefi i Komisariatit Nr. 4 Tiranë, Agim Hoxha, i përfshirë në fushatë
ka shpërdorur autoritetin policor

13. Shefi i Komisariatit Nr. 5 Tiranë, Sali Skura, i përfshirë në fushatë ka
shpërdorur autoritetin policor.

14. Shefi i Komisariatit Kavajë, Aliosha Brokaj, i përfshirë në fushatë ka
shpërdorur autoritetin policor.

15. Shefi i Komisariatit Elbasan Zija Sula, i përfshirë në fushatë ka
shpërdorur autoritetin policor.

16. Shefi i Komisariatit të Kufirit, Sarandë, Përparim Xhaferi, i përfshirë
në fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.

17. Zëvendësdrejtori i Policisë Vendore Vlorë, Sokrat Gode, i përfshirë në
fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.

18. Shefi i Komisariatit Shkodër, Hamdi Shullani, i përfshirë në fushatë ka
shpërdorur autoritetin policor.

19. Ish Shefi i Komisariatit Rinas Ermal Milori.

20. Shefi i Rendit i Komisariatit të Policisë, Rinar Altin Zeka, i përfshirë
në fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.

21. Lektori në Akademinë e Sigurisë, Boge Bodini, i përfshirë në fushatë
ka shpërdorur autoritetin policor.

22. Specialisti për Hetimin e Krimeve Veli Alliraji, i përfshirë në fushatë
ka shpërdorur autoritetin policor.

23. Shef i trafiqeve në Policinë Vendore Fier Hysen Bajrami, i përfshirë në
fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.

24. Shefi i Financës në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Ramadani
Smulja, i përfshirë në fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.

25. Operator në Qarkullimin Rrugor Erjola Smulja.

26. Drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit, Ernest Dimashi,
i përfshirë në fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.

27. Shef i Komisariatit të Lushnjës, Eduard Sulejmani, i përfshirë në
fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.

28. Oficeri Policisë në Drejtorinë Vendore Vlorë, Shpëtim Kripa, i
përfshirë në fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.

29. Drejtori i Policisë Korçe, Arben Skëndo, ish Drejtor i SHÇBA, i
përfshirë në fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.

30. Drejtori Policisë Shkoder, Gjovalin Loka, i përfshirë në fushatë ka
shpërdorur autoritetin policor.

31. Oficeri i Policisë Naim Doçi, punonjës në Komisariatin e Policisë
Durrës, i përfshirë në fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.

32. Oficeri i policisë Nexhmi Kaliaj në Drejtorinë Vendore të Policisë

33. Drejtor i INUK Korçë, Enver Shahinas i përfshirë në shitblerje votash
në Korçë.

Policia e Shtetit nuk ka dhënë informacion për trajtimin e këtyre rasteve, nëse janë në verifikim, nëse janë referuar në Prokurori apo janë marrë masa disiplinore. Në mbledhjen e datës 25 Qershor 2017 të Task-Forcës, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë ka thënë që janë në verifikim e sipër, por në raportin e datës 06.07.2017 nuk ka raportuar asgjë në lidhje me denoncimet ndaj efektivëve të policisë si dhe procedurat e ndjekura për trajtimin e këtyre rasteve, duke mos bërë transparencën e duhur me Task-Forcën.

Institucione të tjera nuk kanë raportuar për përfshirje të punonjësve të policisë në mbështetje të subjekteve elektorale

Në mbledhjen e datës 25 Qershor 2017, Ministri i Punëve të Brendshme ka pranuar se në 7 raste të denoncimeve të efektivëve të policisë të cilët janë të implikuar me elementë kriminalë, të cilat kanë ndodhur 2-3 ditë përpara zgjedhjeve në Delvinë, Sarandë, Dibër, Pukë, Lezhë dhe Tiranë dhe i përkasin të gjitha niveleve, nga më i lartë duke filluar nga drejtor qarqesh e poshtë.

Vetë Ministri i Brendshëm ka deklaruar që në bazë të këtyre informacioneve ka kërkuar dhe shkarkimin apo pezullimin e tre shefave të komisariateve, dhe meqë kjo nuk ishte realizuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk kishte vijuar me propozimin për lëvizje të tjera. Avokati i Popullit gjatë kësaj mbledhje ka deklaruar se ‘nëse kemi të bëjmë me raste të tilla, atëherë dëmi është tepër i madh’.

Më tej Avokati i Popullit është shprehur se ‘… kjo Task-Forcë duhet të rriste besimin tek qytetarët tek zgjedhjet e lira…’. Në këtë mbledhje pavarësisht insistimit, në asnjë rast nuk është bërë e mundur që të verifikohet dhe të merret informacion në lidhje me këta efektivë të policisë të cilët bashkëpunojnë me elementë kriminalë dhe mbështesin subjekte të caktuara elektorale.

Më tej Ministri i Brendshëm ka informuar që në Lezhë 2 ditë para zgjedhjeve elementë
kriminalë lëviznin të armatosur dhe Komisariati nuk u gjet në nivelin e duhur të
gatishmërisë, ndërkohë që denoncimet ishin kohë më parë për situatë të tillë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk kishte marrë asnjë masë. Është e qartë, që në kushte të tilla dëmi ishte bërë dhe procesi zgjedhor nuk mund të garantohet. Kjo është pranuar nga Ministri i Brendshëm, i cili përgjegjësinë në lidhje me këtë e ka kërkuar tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i cili nuk ka marrë masa për të ndryshuar situatën.185 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në raportimin e tij të datës 06.07.2017 nuk ka dhënë asnjë sqarim për këto 7 efektivë policie të nivelit të lartë për të cilët ka pasur informacione se kanë lidhje me elementë kriminalë.

Ndërkohë z. Çako ka raportuar se ditën e votimit nuk është konstatuar asnjë rast që punonjës policie me gradë policore, administrative apo me status të punonjësit civil të jenë implikuar në shkelje të ligjit apo të pozicionit ligjor të tyre dhe ka raportuar 0 efektivë policie të lidhur me elementë kriminalë.

Ndërsa Ministri i Brendshëm ka raportuar se: ’b) Janë angazhuar grupime të njohura kriminale në mbështetje të subjekteve politike në garën elektorale, veçanërisht në rajonin e Dibrës, Elbasanit, Lezhës, Shkodrës etj.; d) Puna e Policisë së Shtetit në parandalimin e korrupsionit zgjedhor dhe angazhimit të grupimeve kriminale në procesin zgjedhor, për shkaqe objektive dhe subjektive, ka qenë jo efektive.’

Ministri i brendshëm ka raportuar se për sa i përket përfshirjes së paligjshme të Policisë së Shtetit në procesin zgjedhor në mbështetje të subjekteve politike, denoncimet i janë përcjellë për ndjekje SH.C.B.A Policisë Shtetit dhe Gardës së Republikës dhe si rezultat është arrestuar një punonjës policie, janë liruar nga detyra dy punonjës të strukturave të MPB një oficer policie dhe një oficer i Gardës Republikës si dhe transferuar një oficer policie. Ministri Demiraj ka propozuar për t’u transferuar si të përfshirë në shpërdorimin e autoritetin policor tre drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në funksionin e shefit të komisariatit të Policisë (Pukë, Gramsh, Dibër), ndërkohë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka refuzuar pezullimin dhe zëvendësimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>