auto_bregdet1500662431
22/07/2017 - 7:33

Mbytet një tjetër turist i huaj në bregun shqiptar, këtë herë në Kavajë

Deti shqiptar duket se sivjet është duke marrë shumë jetë. Një tjetër turist i huaj ka humbur jetën pasditen e djeshme.

Burime nga policia janë shprehur se mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:45, ka ardhur një telefonatë për një qytetar pa ndjenja në bregun e plazhit të Golemit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ka ndërruar jetë sllovaku Beres S., 66 vjeç.

Sipas deklarimeve të bashkëshortes, shtetasi i mësipërm ka konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe është futur në det për të notuar.

Nga verifikimet paraprake nuk rezulton të këtë shenja dhune.

Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>