i_burgosur-550x360
12/09/2017 - 17:54

Lezhë/ I burgosuri tenton vetëvrasjen në qeli

Një i burgosur ka tentuar vetëvrasjen në ambientet e qelisë ku ndodhej prej disa kohësh, në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.55 gjatë natës së lënë pas, ende pa zbardhur e marta. Në ambientet e brendshme të burgut, në dhomën e tij, 44-vjeçari F.K., banues ne Zejmen Lezhë, dyshohet të jetë vetëplagosur me një send të mprehtë të prodhuar në mënyrë artizanale.

Ai është u lënduar në pjesë të ndryshme të trupit, nën kushtet e rënduara psikologjike, ndërsa aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë.

44-vjeçari ndodhej në qeli, pasi ndaj tij Gjykata e Lezhës në 14 korrik ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>