Zhta-image
17/05/2013 - 16:37

Klement Çala arratiset nga burgu i Trikalas

Policia greke ka përforcuar shërbimin në Janinë, Kakavijë dhe Igumenicë, pas të dhënave të marra se shqiptari Klement Çala i arratisur nga burgu i Trikalas është nisur drejt kufirit shqiptar.

Mësohet se i arratisuri nga burgu ka grabitur ditën e djeshme një sasi të madhe parash në një bankë pranë Larisës, së bashku me një person tjetër.

Mjeti me të cilin ai u largua pas grabitjes, u gjet i djegur nga policia.

Klement Çala është pjesë e grupit prej 11 të burgosurish që u arratisën në mars nga burgu i Trikalas, pas një trazire të armatosur që u zhvillua në burg, ku mbetën të plagosur dy oficerë burgu.

Ngjarja filloi kur dy furgona iu afruan burgut dhe personat që gjendeshin në to, qëlluan mbi oficerët e kullës së vrojtimit. Ndërkaq, një grup të dënuarish nga krahu C, ku ndodheshin të burgosurit shqiptarë, prenë me sharrë hekurat e qelisë dhe dolën në tarracë duke qëlluar me armë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>