karabinieret-italiane-me-mafioze
12/09/2017 - 18:50

Itali/ Pranga dy shqiptarëve u kapën me kokainë

Dy shqiptarë janë arrestuar në Perugia të Italisë, pasi u kapën me sasi të konsiderueshme droge. Siç raportojnë sot mediat loakale, janë sekuestruar thuajse 2 kilogramë e 200 gramë kokainë. Dy shqiptarët e arrestuar (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur) akuzohen për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Njëri prej tyre është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i dënuar. Pikërisht ai është pikasur nga efektivët teksa lëvizte me një makinë me shpejtësi të lartë. Pasi u ndalua nga efektivët, në makinë u gjetën dy paketime me 2.225 kg kokainë, e fshehur në tapicerinë e sediljeve të pasme, shkruan Syri.net.

Kontrollet e mëtejshme kanë zbuluar drogë në dy nga apartamentet që ai përdorte. Konkretisht, janë gjetur 47 zarfe me disa gramë kokainë, thuajse 7.000 euro që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së drogës, një celular dhe materiale të tjera që shërbenin për paketimin dhe peshimin e drogës.

Gjatë bastisjes në dy apartamentet, efektivët arrestuan edhe shqiptarin e dytë, i cili kishte akses të plotë në këtë pronë dhe që u përpoq të arratisej pasi pa karabinierët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>