auto_sparatoria-terni11500361385
18/07/2017 - 9:23

Itali, ekzekutohet me tre plumba shqiptari

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku viktimë ka mbetur një shqiptar 49 vjeç. Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, ekzekutimi i shqiptarit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Ternit, Itali.

Krimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në rrugën ‘Galvani’, në Terni, shkruan SYRI.net. Shqiptari njihej nga policia ndërsa mësohet se punonte si murator.

Dëshmitarët kanë treguar se fillimisht janë dëgjuar të bërtitura dhe më pas 3 të shtëna, bën të ditur SYRI.net. 49-vjeçari sapo kishte dalë nga shtëpia e tij dhe mbërriti tek makina e tij, kur nga pas i është afruar një tjetër person.

Mes tyre fillimisht ka pasur një zënkë e më pas autori ka nxjerrë armën duke e qëlluar 4 herë. Kanë qenë banorët të cilët kanë parë ngjarjen dhe kanë njoftuar policinë. Shqiptari fatkeqësisht ka humbur jetën pak më vonë në spital, bën të ditur SYRI.net.

Arma e krimit është gjetur në një kosh mbeturinash jo shumë larg vendit të ngjarjes, ndërsa autori duket se është zhdukur pa lënë gjurmë. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>