Arrestim-policia-kosove
04/04/2013 - 14:06

Familjarët: Begzim Isa është dhunuar

Familja e Begzim Isës, 19-vjeçarit të akuzuar për përpjekje trafikimi për një 8-vjeçar, denoncon dhunën ndaj tij. Sipas së motrës, uniformat blu po dhunojnë fizikisht dhe psikologjikisht familjarin e tyre për të pranuar rrëmbimin e zhdukjen e Bleonës. Ata pretendojnë se ai nuk ka gisht në ngjarje.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Policisë së Kukësit, e cila ka mohuar ushtrimin e dhunës ndaj të riut nga fshati Orgjost.

Madje tashmë policia nuk e ka në ngarkim Begzim Isën, pasi ai po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Të hënën Gjykata e Kukësit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 19-vjeçarin, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij.

One Response to Familjarët: Begzim Isa është dhunuar

  1. Daku says:

    Emrin e babes, vuup, emrin e nones, viiip, emrin tat vaaap, ec aty dordomuzi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>