auto_Screenshot_231502638085
14/08/2017 - 10:21

Enigma e 14 vjeçarit të gjetur në lum. E ëma: Djalin ma vranë dhe pastaj e hodhën në kanal

Kanë kaluar 11 ditë nga vdekja e 14-vjeçarit Valentin Carkaj, trupi i pajetë i të cilit u gjet në kanalin e Shtodrit, fshati Hot i Ri por ende edhe sot familja e tij nuk ka përgjigjen zyrtare të akt-ekspertizës mbi shkaqet e vdekjes.

Nëna e tij Jetmira Çarkaj hedh dyshime të forta se djalin ia kanë ekzekutuar, e më pas hedhur në kanal, duke shtuar se në vendin ku u gjet i mituri, familja kishte kërkuar disa herë prej momenti të humbjes së tij. Dyshimet ia përforcojnë edhe më shume shenjat që ajo thotë se djali ka pasur në qafe dhe pjesën e kokës.

”Ka pasur shenja në qafë, në kohë. Gjuhën e mbledhur dyfish. Një ditë më parë kam qenë aty, per te parë disa herë dhe djali nuk ka qenë aty”,tha nëna.

Është e vendosur ti shkojë deri në fund çeshtjes, edhe pse ka mësuar se policia e ka mbyllur si dosje. Çarkaj kërkon ndihmën e drejtësisë për të zbardhur të vërtetën. Një natë përpara gjetjes së trupit të të birit, ajo tregon se ka patur edhe një telefonate anonime, për të cilën ka bërë denoncim në polici.

Jetmira Çarkaj është shprehur se ka mësuar se është mbyllur si çështje por ajo kërkon drejtësi. Ndërkohë Policia Shkodrës i mbetet versionit të parë, se 14-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes në kanal dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>