Policia-nate-640x340
28/02/2014 - 22:02

Dy të rinj grabisin një dyqan celularësh në rrugën e Dibrës

Mbrëmjen e sotme dy të rinj nën kërcënimin e thikës kanë grabitur një dyqan celularësh në “Rrugën e Dibrës”. Grabitësit kanë arritur të marrin disa celularë nga dyqani dhe janë larguar menjëherë në drejtim të paditur.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që ky dyqan celularësh bie pre e grabitësve, ndërkohë që forcat e komisariatit numër 4 në kryeqytet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më herët gjatë ditës, një kompani koncensionare automjetesh në Qafë Kashar u grabit nga dy persona të maskuar dhe me armë, të cilët morën xhoron ditore dhe u larguan nga vendngjarja me motorr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>