1436013238policiaokoko04707
19/06/2017 - 14:15

Detajet/ Ja shuma që u grabit nga kasaforta në kantinën e verës

Një kantinë vere në Rrashbull të Durrësit ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 04:00.

Sipas policisë tre persona me maska kanë hyrë në kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti” pasi kanë lidhur rojen dhe kanë marrë kasafortën janë larguar mjetin e kantinës
Burime nga policia bëjnë të ditur se në kasafortë pretendohet se kanë qenë 2 mijë euro dhe 3 milionë lekë të vjetra.

Ndërkohë janë marrë në pyetje rojet e sigurisë për detaje të tjera të ngjarjes, ndërsa po bëhen edhe verifikime të kamerave të sigurisë.

Policia sqaron se: Më datë 19.06.2017, rreth orës 04:00,në Rrashbull, në Kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti”, tre persona me maska, kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojen dhe në një nga zyrat kanë marrë një kasafortë. Më pas kanë marrë edhe mjetin e Kantinës, furgon tip Benz me targa DR 3538 D dhe janë larguar.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Dyshohet se autorët kanë pasur dijeni për vendndodhjen e kasafortës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>