auto_Screenshot_161502620869
13/08/2017 - 14:31

Deputeti i PDIU flet për herë të parë pas aksidentit me vdekje

Deputeti Aqif Rakipi ka folur sot mbi aksidentin ku mbeti i vdekur një qytetar 53-vjeçar. Rakipi thotë se e vetmja keqardhje dhe dhimbje është për jetën e humbur, ndërsa nuk shqetësohet për akuzat politike që i bëjnë.

“E vetmja keqardhje dhe dhimbje është për jetën e humbur. Nuk shqetësohem për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi. Nuk dua fare t’i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi. Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt, makina është dëmtuar se jam përpjekur të manovroj. Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet.

Policia dhe prokuroria kanë aty provat dhe ata vendosin se si ka qenë ngjarja. As nuk dua të ndikoj në këtë proces, ata të japin vendimin e tyre.

E vetmja keqardhje është për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt t’i ndodhë një aksident i tillë. Janë disa gjëra në jetë që nuk varen prej vullnetit tonë”, ka thënë deputeti i PDIU Aqif Rakipi për Tiranapost.al.

One Response to Deputeti i PDIU flet për herë të parë pas aksidentit me vdekje

  1. Ali Pasha says:

    Qenka shqetesuar zotnia nga komentet. Me fal, por qenke idiot. Komentet te fajesojen pse u largove nga v.n. Ti e di, si cdo shofer, se pas aksidentit duhet te qendrosh ne vend, jo te dorezohesh ne polici. Policine duhet ta njoftoje dhe makinen te mos e levizje. Pse nuk tentove ti japesh ndihmen e pare viktimes. U largove si cub. As ngushellime per familjen nuk shprehe. Palo burre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>