auto_naim_qarri1503345446
22/08/2017 - 8:57

Atentati me eksploziv flet presidenti i ekipit të Kamzës: S’kam konflikte, nuk i frikësohem askujt

Detaje të reja zbulohen në lidhje me atentatin ndaj presidentit të ekipit të Kamzës, Naim Qarri, të cilit iu vendos eksploziv në makinë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në zonën e Bathores.

Qarri ishte në një lokal kur ka ndodhur shpërthimi, ndërsa makinën tip “Hummer” e kishte parkuar pranë lokalit.

Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme dhe nuk ka të lënduar në njerëz.

Në dëshminë e tij paraprake, presidenti i Kamzës ka thënë se nuk ka konflikte me njeri.

“Isha në lokal kur dëgjova shpërthimin, dola nga lokali dhe pashë makinën time. Mendova se është shkëndijë elektrike. Makina kishte mbi 5 orë e parkuar. Nuk kam konflikte me askënd. Nuk kam as borxhe dhe s’i frikësohem askujt”- ka thënë Qarri.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se një nga pistat ku po hetohet është ajo për çështje borxhesh.

Naim Qarrri është një biznesmen i njohur në Shqipëri pasi ka në pronësi një agjenci të ruajtjes dhe sigurisë fizike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>