arrest1
20/05/2017 - 9:24

Arrestohen dy vëllezër në Fier, kapen me armë dhe më 90 kg drogë

Një sasi prej rreth 90 kg kanabis është gjetur dhe sekuestruar në Fier dhe dy vëllezër janë vënë në pranga.

Në kuadër të aksionit antidrogë të koduar “Kurtaj”, është vënë në pranga: Altin Shyti, 36 vjeç, Teli Shyti, 26 vjeç, të dy banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec.

Arrestimi i tyre u bë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjetën 86 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e ndarë në dy fuçi plastike dhe në 5 thasë plastmasi me vakum, njofton policia.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua edhe 1 armë zjarri automatike, mjeti tip “Toyota” me targa AA 326 KE si edhe 1 motoçikletë tip Yamaha, e cila nga verifikimet paraprake, dyshohet se është e trafikuar në Shqipëri.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se lënda narkotike që u gjet në qeset e vakumit, ishte e përgatitur me qëllim trafikimin e saj jashtë vendit, me destinacion Italinë.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve Altin dhe Teli Shyti për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>