aksident-me-bicikelete
22/08/2017 - 8:41

Aksident në mesnatë në Shkodër, makina përplas biçikletën, vdes 17-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mesnatës në Shkodër, ku ka humbur jetën një vajzë 17 vjeçe që po ecte me biçikletë.

Siç bën të ditur policia, për aksidentin është vënë në pranga një i ri, 29-vjeçari Angjelin Gila.

Njoftimi i policisë për aksidentin:

Në orën 23:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Shkodër -Koplik në vendin e quajtur tek 5 Heroj, fshati Dobraç ka ndodhur një aksident.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se një mjet tip “Suzuki” me targe AA 179 GD, ka aksidentuar me vdekje shtetasen D. Ç. 17 vjeçe, banuese në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë.

Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, Angjelin Gila 29 vjeç banues në fshatin Bogiç Malësi e Madhe, në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>