auto_dystyxima-ribas1_645x1505239023
12/09/2017 - 20:20

Aksident në Greqi/ Vdes shtetasi grek, rëndë shqiptari

Një i ri shqiptar u përfshi në një aksident tragjik në Greqi, duke mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur natën e së hënës në Varkiza, teksa një automjet ka fluturuar në ajër duke u kthyer përmbys në mes të asfaltit për shkak të shpejtësisë tejet të lartë, raportojnë mediat helene.

Përplasja ka qenë fatale për pasagjerin e mjetit, një 22 vjeçar grek, i cili humbi jetën menjëherë.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, një 24 vjeçar shqiptar (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur), i cili ka përfunduar në spitalin e Asclepieion të Voulas.

“Protothema” shkruan se të rinjtë nuk kishin vendosur rripin e sigurimit. Si pasojë e përplasjes së fortë, viktima ka përfunduar jashtë asfaltit pa shenja jete. Aksidenti shkaktoi trafik të rënduar në zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>