auto_aksident12_-_Copy1492691177
14/08/2017 - 11:46

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Kavajë – Durrës, humb jetën shoferi 21-vjeçar

Një përplasje vdekjeprurëse makinash ka ndodhur sot paradite në aksin Kavajë – Durrës. Një makina Skoda ka goditur nga pas me forcë një kamionçinë dhe për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i Skoda-s, K.R. 21 vjeç.

Njoftimi i Policisë

Më datë 14.08.2017, në numrin e Emergjencave 112, rreth orës 10:30, ka ardhur një telefonatë për përplasje mjetesh në autostradën Kavajë – Durrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në autostradën Kavajë – Durrës, mjeti tip “Skoda”,me drejtues shtetasin K.R., është përplasur me pjesën e mbrapme të mjetit tip kamionçinë me drejtues shtetasin E.Z.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Skoda”, shtetasi K.R., 21 vjeç. Grupi hetimor vazhdon punën në vendngjarje për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>