moti
11/08/2017 - 15:23

Lajm i mirë: Nga nesër nis rënia e temperaturave

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë do të tërhiqet mesnatën e sotme, duke sjellë një rënie të temperaturave me 7 – 8 grandë celsius.

Sipas Metoalb, edhe dita e sotme do të karakterizohet nga temperatura të larta, ndërsa meteorologët njoftojnë se vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë do të tërhiqet gjatë mesnatës së sotme.

Ndërkohë ditën e sotme vendi do të vazhdojë me kthjellime në bregdet dhe në zonat e ulta, ndërsa që në zonat malore lindore do të ketë vranësira kalimtare.

Edhe pse ka një rënie të lehtë temperaturash, termometri edhe ditën e sotme shënon 38-39 gradë celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>