Festa 1 Qershorit
01/06/2013 - 8:40

Gëzuar “1 Qershorin”, një ditë e veçantë vetëm për fëmijët

E gjithë bota rrotullohet rreth tyre. Por si për të gjithë, edhe për fëmijët është e nevojshme një ditë në vit të kujtohemi se sa të rëndësishëm janë në jetët tona. Gëzuar të dashur “1 Qershorin”! Është dita juaj, festa ndërkombëtare e fëmijëve kudo në botë. Gëzuar ju që keni me se të festoni dhe ju që nuk keni, me urimin që një ditë do të jeta do të tregohet më e mirë për ju! Aktivitetet janë një mënyrë për të festuar së bashku. Për fëmijët e kryeqytetit, sot Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë organizon festivalin e këngës për fëmijë, i cili këtë vit shënon edhe edicionin e 50-të të tij. Aktiviteti do të jetë një përmbledhje e 50 viteve të marra së bashku. Ai do të jetë i veshur me elemente tradicionale, këngë dhe numra koreografikë, kushtuar në mënyrë specifike 50-vjetorit të tij. “1 Qershori”, veç festës është edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur. Shumë fëmijë ende shfrytëzohen nëpër rrugët e Tiranës për të lypur, në një kohë që duhet të ishin nëpër bankat e shkollave. Organizata të ndryshme, që veprojnë në Shqipëri në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin ndaj fatit të këtyre fëmijëve që lypin, vjedhin apo shesin trupin e tyre. Në kuadër të kësaj dite, në mbarë vendin organizohen aktivitete të shumta nga kopshtet dhe shkollat për të argëtuar dhe lumturuar fëmijët në ditën e tyre. Dita e fëmijëve është vendosur më datën 1 qershor, sepse me këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë në vitin 1925. Festa e fëmijëve e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe në Kinë, por nuk ka të bëjë me komunizmin. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>