siri
12/08/2017 - 8:37

Sulm kamikaz në kufirin me Jordaninë, vriten 23 luftëtarë rebelë në Siri

Të paktën 23 luftëtarë rebelë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të premten në një atentat kamikaz në jug të Sirisë pranë kufirit me Jordaninë, njoftoi Observatori sirian për të drejtat e njeriut (OSDH).

Sipas këtij Observatori, kamikazi aktivizoi rripin me eksplozivë në një bazë të përdorur nga Jaish al-Islam (Ushtria e Islamit) pranë vendkalimit kufitar të Nasib.

“Pjesa më e madhe e 23 rebelëve të vrarë bënin pjesë në Ushtrinë e Islamit. Atentati shkaktoi dhjetëra të plagosur, 20 prej të cilëve në gjendje të rëndë”, deklaroi kreu i OSDH-së, Rami Abdel Rahman.
Sulmi nuk është marrë përsipër menjëherë, por xhihadistët e lidhur me ISIS-in kanë sulmuar tashmë rebelët në jug të Sirisë.

Pika e kalimit kufitar të Nasib gjendet në provincën e Darës, e cila u mor nga grupet rebele në prill të vitit 2015.

Revolta siriane filloi në provincën Daraa në mars të vitit 2011 me manifestimet e mëdha në të cilat u kërkua largimi i presidentit Bachar al-Assad.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>