rama-moghe (1)
11/08/2017 - 14:37

Loja e Ramës me retorikën nacionaliste alarmon BE-në

Ka ardhur më në fund përgjigjja nga Federika Mogherini, për europarlamentarin Dimitrios Papadimoulis, i cili ka shprehu shqetësimin e tij për “retorikën etnike dhe shumë nacionaliste të përdorur nga Kryeminisitri i Shqipërisë, Edi Rama”.

Bëhet fjalë specifikisht për periudhën e krizës politike në Maqedoni e cila më pas i hapi rrugë formimit të qeverisë së Zaevit. Shqetësimi i tij është, se disa udhëheqës të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht kryeministri Rama, po përdorin retorikën nacionaliste për të mbuluar situatën e varfërisë dhe korrupsionit të lartë në vendet e tyre.

Në pyetjen drejtuar me shkrim kohë më parë, ai kërkonte direkt përgjigje nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federika Mogherini, “për deklaratat provokuese të cilat kanë ndryshuar principet e pavarësisë dhe integritetit të territorit në vendet e Ballkanit Perëndimorë” dhe qëndrimin që do të mbajë BE për këtë situatë.

“Përfaqësuesit e BE-së, në deklaratat e tyre, por edhe në kontaktet direkte me udhëheqësit politikanë, në mënyrë të vazhdueshme i kanë paralajmëruar se çdo formë e retorikës provokuese, brenda ose jashtë vendit, duhet të shmangen”, ishte përgjigjja e Mogherin, për europarlamentarin e majtë Papadimoulis.

Ky i fundit, ka akuzuar drejtpërdrejtë kryeminstrin e Shqipërisë.

“Situata alarmante në Maqedoni është rënduar nga retorika e lartë nacionaliste dhe etnike e Kryeministrit Edi Rama, dhe politikat e Kosovës, përpjekje për të çorientuar opinionin publik nga problemet e vërteta të varfërisë dhe korrupsionit të kudogjendur. Ky fenomen vuri në rrezik qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe trajektoret e tyre europiane”, shkruan Papadimoulis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>